English

Burgaj: Bashkëpunim me policinë greke

Tiranë, 12 mars, NOA - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri të delegacionit grek, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Mihalis Krisohoidhis, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Eleftherios Ikonomou. Bëhet me dijeni se temat kryesore të diskutuara gjatë këtij takimi ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh policor në luftën kundër krimit të organizuar, kalimi në operacione të përbashkëta kundër trafiqeve të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet trajnimeve të ndryshme mes policive të dy vendeve, vazhdimi i mëtejshëm i organizimit të patrullimit të përbashkët midis Policive Kufitare të dy vendeve etj.

Në përfundim të këtij takimi, drejtuesit e Policisë shqiptare dhe greke shprehën angazhimin e tyre të mëtejshëm lidhur me bashkëpunimin dypalësh.

n.e/NOA

KOMENTE