English

"Daily mail" thyen mitet e dietave.

Liverpul, 12 mas, NOA

Ju jeni gjithmonë në një dietë? Çokollata është një luks? Ndoshta më në fund dhimbjet do të përfundojnë këtu.

Duke iu referuar studimeve të fundit universitetit të Oksfordit dhe Liverpoo, Daily Mail shkruan se qarkullojnë mjaft thashetheme shumë të çuditshme dhe të pabaza rreth ushqimit të shëndetshëm, apo atyre që janë për t'u shmangur sepse janë të rrezikshme për linjat e trupit.

Ja cilat janë mitet që shkatërron gazeta britanike:

• Boronicat janë ushqim i përsosur sepse ata janë të pasura me antioksidantë. E vërtetë, por edhe më shumë janë çokollatë e zezë dhe rrushi, që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

• Drithërat janë ideale për rënien në peshë. E gënjeshtër, në të vërtetë, kanë më shumë kalori se ushqimet e tjera. Janë në fakt të pasura me sheqerna, karbohidrate dhe sheqerna artificiale të dëmshëm.

• Trupi ka nevojë për dy litra ujë në ditë. E gënjeshtër. Uji duhet të pihet me masë. Dëshironi të dini nëse ju pini mjaftueshëm? Shikoni urinën . Nëse është ngjyra e verdhë, ju jeni në rregull. Mos bëni si devetë.

• Është mirë hamë pak dhe shpesh. Mashtrim. Nuk ka dallim në mes të një ushqimi ndërmjet vakteve të vogla dhe të reduktuara. Në fakt, të hahet shpesh, ekziston rreziku i marrjes së kalorive më shumë.

• Ushqimi, të ngrënit natën ju shëndosh. Mashtrim. Çfarë mendoni se ndryshon për trupin, nëse ai merr kalori natën ose ditën? Për të konfirmuar këtë, studime mbi majmunët kanë treguar se pesha nuk ndryshon, edhe në qoftë se marrin 6% të ushqimit gjatë natës.

• Vezët rrisin nivelin e kolesterolit. E vërtetë dhe e rreme. Është e vërtetë që përmbajnë vezët kolesterol, por është njëlloj e vërtetë që është organizmi i ynë që vepron për ta rregulluar atë. Përveç kësaj, veza është një ushqim i vlefshëm, sepse përmban vitaminën D dhe vitaminën B-12. Po vezës, mundësisht më shumë se çokollatës ...

• Fruta dhe perimet gjithmonë në frigorifer. Mashtrim. Konservimi i tyre në frigorifer rrit jetëgjatësinë e tyre, por shumica e vlerave ushqyese eliminohet. Lini ata në ballkon, në qoftë se keni mundësi.

• Mishi i bardhë është më i pakët në kalori se i kuqi. E gënjeshtër. Një filetë mishi i kuq ka vetëm pesë gram yndyrë, ndërsa një kofshë pule arrin në 9.

Janë mjete të tjera për të mos u shëndoshur ose për të reduktuar mbipeshën. Si kanë shpjeguar disa studiues të universitetit të Oksfordit dhe Liverpool, mjafton vetëm pak dinakëri: të zvogëlohet sasia e kripës, hani shumë fruta, minimizoni yndyrat e ngopura. Duke vepruar kështu, sipas ekspertëve mund të ketë 20 mijë të vdekur në më pak se një vit vetëm në Britani.

Pra, të rregullojmë në sasi dhe ti kushtojmë vëmendje asaj që hamë. Por kurrë , të mos mungojnë frutat, vezët dhe gjithashtu çokollata e errët.

a.k/NOA

KOMENTE