English

Dëmshpërblehen viktimat e 11 shtatorit

Nju Jork, 12 mars, NOA - Qyteti i Nju Jorkut do t'u paguajë 657 milionë dollarë dëmshpërblim disa mijëra punonjësve të ekipeve të shpëtimit dhe shërbimeve të pastrimit, gjendja shëndetësore e të cilëve është përkeqësuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Bëhet fjalë për disa mijëra policë, zjarrfikës, punonjës të ndërtimit dhe të tjerë të cilët punuan për pastrimin e qytetit pas shpërthimeve të 11 shtatorit.

Ata kanë ngritur një padi ndaj qytetit të Njo Jorkut duke pohuar se janë sëmurë nga pluhuri i shkaktuar nga shembja e dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Dhe duket se qytetarët e kanë marrë parasysh këtë kërkesë të tyre, duke u pranuar

dëmshpërblimin.

n.e/NOA

KOMENTE