English

Eagle Mobile, feston dy vjetorin

Tiranë, 12 shkurt, NOA - Eagle Mobile, me 630 mijë anëtarët e kësaj familje të madhe në të gjithë vendin, feston dy vjetorin e hyrjes në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

Në vetëm 24 muaj kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri solli konkurrencën, theu monopolet dhe ofroi shërbimet më bashkëkohore me tarifat më të arsyeshme. Eagle, pjesë e grupit Çalik, investoi më shumë se 50 milionë Euro në ngritjen e infrastrukturës teknike, rrjetit të gjerë të dyqaneve, punësimit të ekspertëve më të mirë në fusha të ndryshme dhe krijimin e një marke shqiptare.

Të gjithë abonentët e kompanisë sot kanë një dhuratë. Ata që i janë bashkuar familjes Eagle para 12 Marsit 2009, kanë mundësinë të flasin gjatë gjithë ditës së sotme falas brenda rrjetit Eagle. Po ashtu, të gjithë abonentët që janë bërë pjesë e Eagle pas datës 12 Mars 2009, do të dërgojnë SMS falas drejt të gjithë numrave Eagle. Por surpriza më e madhe për abonentët Eagle dhe gjithë artdashësit shqiptarë është koncerti festiv me rastin e 2 vjetorit. Të gjithë janë të ftuar në Ditën e Verës për tu argëtuar me këngëtarët më të mirë të Top Fest 7, Juliana Pasha etj. Eagle i fton të gjithë artdashësit më 14 Mars, ora 15:00 në Sheshin Nënë Tereza të festojmë së bashku.

Në ceremoninë e zhvilluar Drejtori i Përgjithshëm Ali Taskin tha se: "Number Portability", pra mbartja e numrit dhe Teknologjia 3G janë projektet më të rëndësishme që duhet të zbatohen nga autoritetet përkatëse. "Ne jemi gati për këtë teknologji dhe mbështesim fuqishëm prezantimin e shërbimeve moderne që sjell kjo teknologji për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët", tha Taskin. z. Ali Taskin falënderoi stafin e Eagle Mobile, partnerët, institucionet publike qendrore dhe lokale për mbështetjen e tyre, si dhe mediat për bashkëpunimin e tyre. Taskin tha se ky do të jetë viti i një konkurrence të madhe, risive dhe surprizave, ku Eagle do të vazhdojë të sjellë fjalën më të fundit të teknologjisë, shanset më të mira të komunikimit dhe shërbimet e ofertat më të mira për konsumatorin shqiptar.

Gjithashtu Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin Orhan CoÅŸkun tha se "Çalik Holding ka ardhur të investojë në Shqipëri dhe të qëndrojë gjatë në vendin tonë, duke e parë atë si një portë që hapet drejt rajonit".

Kompania ka lançuar edhe shërbimin më të ri të postës elektronike në celular Mail@Mobile. Abonentët do të mund t'i marrin të gjitha e-mail-et e adresave të tyre si Yahoo, Hotmail, Gmail apo çdo adresë tjetër, në një adresë të vetme në celularin e tyre në kohë reale. Për të patur këtë shërbim, mjafton që përdoruesi të bëjë një regjistrim nëpërmjet faqes së internetit www.myeaglemail.com. Ky shërbim ofrohet për çdo aparat celular dhe ofron mundësinë e lidhjes me faqen sociale Facebook ose ngarkimin e fotove.

m.xh/NOA

KOMENTE