Torino, 12 Mars NOA - Ndeshja e ekipit të Juventusit me skuadrën angleze të Fulham në Europa League, duhet thënë se përfundoi me sukses për bardhë e zinjtë, pasi ata fituan me rezultatin 3 me 1 këtë sfidë.
Djemtë e Zakeroit shënuan që në minutat e para të garës ku më saktësisht shënuan në të nëntën, me anë të Legrotalies. Më pas për të dyfishuar rezultatin mendoi sërish një mbrojtës ku në minutën e 25 të pjesës së parë shënoi Zebina i cili realizoi një gol mjaft të bukur.
Juventus po ushtronte presion ndaj kundërshtarëve gjatë gjithë sfidës dhe në momentin kur nuk pritej Fulham realizoi golin e parë në këtë ndeshje me anë të Etuhu në minutën e 37 falë dhe një devijimi të Legrotalies.
Më pas në minutat shtesë të garës Juventus arriti të shënonte sërish ku këtë herë mendoi sulmuesi i tyre francezi David Trezeguet i cili vendosi dhe rezultatin final të kësaj ndeshjeje.
r.b/NOA