English

Gjilani në zgjedhje, policia merr masa

Gjilan, 12 mars, NOA - Sot përmbyllet fushata për zgjedhjen e kryetarit të Gjilanit, për të cilin qytetarët të dielën do të votojnë për të tretën herë. Në garën për kryetar të Gjilanit garojnë kryetari aktual Qemajl Mustafa, nga PDK, dhe kandidati i LDK-së, Fatmir Rexhepi. Në raundin e dytë fitoi Mustafa, por pas ankesave të kundër kandidatit Rexhepi, KZAP-i ka kërkuar rivotim. Procesi zgjedhor për Gjilanin është shqyrtuar edhe nga Gjykatës Supreme, e cila në vendimin e dytë, e ka mbështetur vendimit të dytë të KZAP-it për rivotim në Gjilan.

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri më 14 Mars 2010, me rastin e procesit balotazhit në këtëë komunë.

Në këtë komunë janë të caktuar gjithsej 31 qendra të vendvotimeve me 127 vendvotime.

"Të gjitha këto pika do të sigurohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit. Për sigurinë rreth këtij procesi zgjedhor të rivotimit do të jenë të angazhuar mbi 100 zyrtarë policorë. Të gjithë pjesëtarët e PK-së të përfshirë në këtë proces këtë ditë do të punojnë me orar të zgjatur 12 orësh", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përgatitur edhe një plan policor që ka të bëjë me sigurimin e vendvotimeve, përcjelljen e sigurt të materialit zgjedhor, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend si dhe parandalimin dhe luftimin e krimit.

m.xh/NOA

KOMENTE