Tbilisi, 12 mars, NOA - Gruaja më e moshuar në botë, duket se është Antisa Khvichava, një gjeorgjiane, e cila jeton në fshatin Sachino, 370 kilometra larg kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi. Ajo quhet Antisa Khvichava dhe mësohet se është gruaja më e moshuar jo vetëm në këtë vend, por në gjithë botën madje. Ajo kalon kohën në shtrat duke pirë vodka. Dhe kjo, pasi ka vdekur pak kohë më parë në Londër, një burrë i cili cilësohej si më jetëgjati në botë, plot 134 vjet.
Zbulimi i gjeorgjianes është bërë kohët e fundit dhe deri tani nuk ka ndonjë njeri tjetër që ta parakalojë atë për nga vitet që mban mbi supe, përveçse një japoneze që pretendon të jetë 114 vjeç.
n.e/NOA