English

Hysi: PD afat deri në 18 mars

Tiranë, 12 mars, NOA - Partia Socialiste ka kërkuar nga mazhoranca që ti jap zgjidhje situatës politike me nisjen e hetimit të zgjedhjeve në seancës e 18 marsin. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi u shpreh sot se qëndrimet e ndërkombëtare janë të qarta duke kërkuar zgjidhjen e situatës brenda kësaj date.

"I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që ti përgjigjet ftesës së Partisë Socialiste dhe kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtarë që në seancën e mbetur në datën 18 mars të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhjen institucionale të krizës politike. Më 18 mars maxhoranca ka mundësinë të tregojë gatishmërinë e saj për ti dhënë një zgjidhje krizës në rrugë parlamentare", tha Hysi.

Ajo ju referua deklaratës së Drejtorit i Drejtorisë së Përgjithshme për zgjerimin e Europës, Piere Mirel i cili solli në vëmendje të klasës politike shqiptare rëndësinë që ka zgjidhja e krizës politike dhe roli i parlamentit.

"Pa dashur ta paragjykojmë, fryma e diskutimeve të përfaqësuesve të mazhorancës në komisionin e ligjeve tregon se mazhoranca kërkon të fitojë kohë dhe të tregojë se është për konsensus në zgjidhjen e krizës, por nismat e PS është antikushtetuese", u shpreh deputetja e PS-së, Hysi.

Në emër të PS-së ajo i ka bërë thirrje mazhorancës dhe parlamentit shqiptar që të reflektojë dhe të vlerësojë rëndësinë që ka zgjidhja e krizës politike.

Sipas Hysit, zgjidhja që mund të ofroj mazhoranca është hapja e rrugës për hetimin e zgjedhjeve.

"Partia Socialiste i kërkon mazhorancës dhe parlamentit shqiptar që konsensusin e dhënë nga opozita dhe futjen e saj në parlament ta vlerësojnë si shprehje të pjekurisë dhe gadishmërisë së saj për zgjidhjen e krizës politike dhe jo si pasojë e presionit të bërë nga ndërkombëtarët", u shpreh Hysi duke përshëndetur dhe thirrjen e Pierr Mirel drejtuar klasës politike shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të krizës në rrugë parlamentare.

m.xh/NOA

KOMENTE