English

Indi, i hiqet sinjali Fashion TV

Bombei, 12 mars, NOA - E çuditshme, por e vërtetë. Censura në Indi ka arritur deri aty sa të prekë kanalin ndërkombëtar të modës, Fashion TV. Atij i është ndërprerë sinjali për plot 10 ditë, pasi ka transmetuar një pasarelë me modele topless. Ka qenë koleksioni i stilistit Alexander Mc-Queen's, i cili është cilësuar si provokues për autoritetet indiane. Sipas tyre, ai theu çdo normë etike të vendosur nga autoritetet në Indi.

Këta të fundit, i cilësuan skenat si "të turpshme dhe denigruese ndaj femrave dhe jo të përshtatshme për fëmijët".

Kjo nuk është hera e parë që ndërpritet sinjali i këtij stacioni në Indi, përmendim vitin 2007, kur "Fashion TV" ndali transmetimin për 2 muaj rresht nga ana e autoriteteve indiane.

n.e/NOA

KOMENTE