Telaviv, 12 mars, NOA - Izraeli e ka bllokuar Bregun Perëndimor për 48 orë, me qëllim të parandalimit të palestinezëve, që të hyjnë në këtë territor, për "shkaqe të sigurisë".
Policia tha se, po ashtu, do t'i ndaloj meshkujt myslimanë nën 50 vjeç nga falja e Xhumasë në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem, që është njëri nga objektet më të shenjta islamike, për shkak të shqetësimeve për trazira.
Bllokada e Bregut Perëndimor do të zgjasë deri të shtunën në mesnatë.
m.xh/NOA