English

Jepet çmimi "Musine Kokalari"

Tiranë, 12 mars, NOA - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe muajit të Historisë së Gruas, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka riemëruar çmimin e saj vjetor për Gratë e Guximshme, i cili vlerëson gratë, përkushtimi dhe puna e jashtëzakonshme e të cilave kanë sjellë përfitime të ndjeshme për shqiptarët, në nder të heroinës shqiptare Musine Kokalari. "Refuzimi i saj për të të bërë kompromis mbi parimet e saj demokratike, edhe pse e përballur me represionin e ashpër, e bën atë një model frymëzues për njerëzit kudo, dhe sidomos për femrat që kërkojnë drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve lidhur me një fakt të tillë.

Këtë vit çmimi do t'i jepet Bardhylka Kospiri, Drejtoreshë Ligjore e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e e Paaftësis, duke shtuar se ajo është një eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe një kontribuese kyçe në formulimin e rregullave mbi to, është e njohur si pioniere e trajtimit të çështjeve mbi aftësitë e kufizuara duke u bazuar tek të drejtat e njeriut dhe një avokate për të drejtat e njeriut të shqiptarëve me aftësi të kufizuara.

Kospiri dhe Fondacioni Shqiptar i të Drejtave të Paaftësisë janë udhëheqës në avokatinë, lobimin, përshtatjen dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit që kanë lidhje me aftësitë e kufizuara.

n.e/NOA

KOMENTE