English

Kushtet ekonomike, tenton të vras veten

Durrës, 12 mars, NOA, Kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar një 18 vjeçare që të tentojë të vrasë veten në qytetin e Durrësit. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Durrësit dhe saktësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas policisë, 18 vjeçarja me inicialet S.K është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit si pasojë e një helmimi të rëndë.

"Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasja në fjale ka qene tek shtëpia e prindërve të saj në kohën kur është gjetur prej familjareve e helmuar. Pas ndihmës mjekësore të dhënë në Spitalin e Durrësit e dëmtuara është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore", thuhet në njoftimin e policisë së qytetit bregdetar.

Sipas policisë, paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmim të shkaktuar si pasoje e kushteve të vështira ekonomike.

m.xh/NOA

KOMENTE