English

Meta: I kënaqur nga vizita në Beograd

Beograd, 12 mars, NOA - Një vizitë konstruktive, e cila u ka hapur rrugë marrëveshjeve të reja Shqipëri-Serbi. Kështu e ka cilësuar ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë një konference për mediat në Beograd, vizitën e tij dy-ditore në Serbi, duke shtuar se ishte tepër i kënaqur me realizimin e saj.

Ndër të tjera, ai dha të dhëna edhe mbi axhendën e turit të dytë të tij në Serbi, duke pohuar se ditën e sotme do t'ia kushtojë një vizite në luginën e Preshevës, ku do të takohet me shqiptarët që jetojnë atje.

Në këtë mënyrë përmbyllet turi i tij në Serbi, i cili ka nisur me një takim të tij me presidentin serb Boris Tadiç dhe më pas me honologun e tij, Vuk Jeremiç.

Pa harruar të vizitojë as varrin e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxiç, i cili sot ka përvjetorin e 7-të të vdekjes.

n.e/NOA

KOMENTE