Milano, 12 Mars NOA - Ekipi i Milanit pas humbjes që pësoi me ekipin anglez të Manchester United në Ligën e Kampionëve tashmë është rikthyer tek objektivi i vetmi mbetur ai i Kampionatit Italian.
Stafi drejtues i ekipit tashmë po bën llogaritë me lojtarët e tyre të dëmtuar ku një ndër to është dhe Nesta i cili ishte ndër mungesat kryesore në ndeshjen me United.
Për Nestën bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e tij dhe vetëm ditën e nesërme do të mësohet më shumë për të pasi ai ka në program vizitën e tij mjekësore për këtë dëmtim.
Krahas tij është i dëmtuar është dhe Antonini për të cilin pritet një ekografi në ditët në vazhdim për të parë më mirë gjendjen e lojtarit.
Ndërsa për sa i përket brazilianit Pato rikuperimi i tij duket se do të jetë më i shpejtë pasi rikthimi i tij pritet të jetë javën e ardhshme ku ai do të bashkohet me pjesën tjetër të grupit kuq e zi.
r.b/NOA