Tiranë, 12 mars, NOA - Vetëm një ditë pasi kryeministri i vendit shpalli vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, kryesocialisti Rama njëlloj si një vit më parë, u ngrit sërish me forcën më të madhe kundër kësaj rritje.
Një deklaratë e tillë mbërrin nga selia blu, përmes zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli, sipas të cilës Rama hoqi petkat e "kryetarit të kutisë" dhe u paraqit para shqiptarëve si "kryetari i gropës dhe krizës" që ka në mendjen e tij.
"Ai njëlloj si 3 vjet më parë që u ngrit kundër korridorit të kombit Durrës-Morinë, u ngrit sot kundër korridorit të Jugut dhe autostradës Tiranë-Elbasan", tha Mëhilli në një deklaratë për shtyp.Sipas saj, pavarësisht nga vajet e krizës së Ramës, Partia Demokratike përmes qeverisë së saj është e vendosur të realizojë këtë vit rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Evropë si dhe të fillojë ndërtimin përgjatë këtij viti të veprës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë nga shqiptarët, Korridorit të Jugut dhe segmentit të saj autostradës Tiranë-Elbasan.
n.e/NOA