Tiranë, 12 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u përqendruar në deklaratën e sotme në situatën ekonomike në vend.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama e vlerësoi situatën si një "batërdi ekonomike", e cila sipas tij ka ardhur për shkak të fshehjes së krizës në vend.
Rama u ndal në rritjen e çmimet të produkteve ushqimore që sipas tij janë rritur me 15 dhe 20 për qind dhe i ka cilësuar si jo realistë projektet e kryeministrit Berisha për investime në infrastrukturë. .
"Me këtë batërdi ekonomike ku zhytet vendi përditë, zoti Berisha vazhdon të pretendojë tunele të reja dhe rritje rrogash e pensionesh", tha kreu i PS Rama gjatë bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS-së.
Sipas tij rritja e rrogave dhe pensioneve është një tjetër premtim i pambajtur i qeverisë, duke qenë se arka e shtetit është bosh.
"Që prej shtatorit 2009 kur u rritën rrogat e pensionistëve, ata kanë paguar një taksë të fshehtë me zhvlerësimin e lekut. Berisha rriti pensionet për tua marrë përsëri, ndërsa tani bën premtime në kohën kur arka e shtetit është bosh", deklaroi Rama.
m.xh/NOA