Bilanci i të vdekurve nga dy shpërthimet vetëvrasëse në qytetin pakistanez Lahore ka shkuar në 39, ndërsa në mesin e viktimave ka dhe ushtarë. Policia tha se rreth 100 njerëz janë plagosur në sulmin e dytë të javës që goditi këtë qytet.
Në shënjestër të sulmuesve ishin automjetet e ushtrisë në një zonë tregu të Lahores.
Asnjë grup ende nuk e ka pohuar përgjegjësinë.
Lahore disa herë ka qenë arenë e sulmeve të militantëve islamiskë gjatë muajve të fundit. Të hënën, të paktën 13 vetë vdiqën në sulmin vetëvrasës ndaj ndërtesës që përdorej nga forcat e sigurisë.
NOA/EL