English

SHBA, qumështi i gruas kthehet në djathë

SHBA, 12 Mars NOA - Mund të quhet si çmenduria e fundit ose diçka tepër pozitive, bëhet fjalë për qumështin e gjirit të gruas i cili është kthyer në djathë.

Çdo gjë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një grua ka vënë në dispozicion të burrit të saj kuzhinier, qumështin e gjirit i cili më pas e ka kthyer atë në djathë.

"është më i shëndetshëm se qumështi i lopës dhe shumë më i pastër se ai", - ka deklaruar Lori Mason e cila e ka provuar këtë gjë.

Ajo vetë në Nju Jork Post ka thënë se qumështi i saj është 100 përqind organik dhe për këtë gjë ajo krahas ushqimit që i jep vajzës së saj Arabella, e ka vënë në dispozicion dhe të burrit Daniel Angerer i cili e shndërron atë në djathë dhe sipas tyre kjo është diçka tepër pozitive.

r.b/NOA

KOMENTE