English

Tërmeti trondit Peloponezin

Peloponez, 12 mars, NOA - Ballkani duket se është tronditur sërish nga tronditjet sizmike. Pas asaj që goditi Kosovën dy ditë më parë, një tronditje e re dhe është shënuar në Peloponez të Greqisë. Sizmiologët kanë pohuar se lëkundja e tërmetit ka qenë e shkallës 4.6 shkallë Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave epiqendra e tërmetit u lokalizua në brigjet e Kapo Maleas, në një thellësi prej 160 kilometrash.

Ndërkaq, ekspertët e sizmiologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë së fundmi një raport mes të cilit tregojnë se Ballkani është i rrezikuar nga tronditjet sizmike, dhe mes tyre madje edhe Shqipëria.

Por gjithsesi, sipas tyre, tronditjet sizmike nuk paraqiten katastrofave.

n.e/NOA

KOMENTE