Durrës, 12 mars, NOA - Policia e Durrësi ka nisur procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin me inicialet E.A. për trafikim të makinave me Serbinë. 28 vjeçari i lindur ne Pogradec e banues në Tiranë, sipas policisë së qytetit bregdetar ka marrë nëpërmjet rrugëve të trafikut rajonal një automjet tip Audi A6 me targa TR 84 21 N.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se makina është trafikuar më datë 29.06.2007 nga Serbia.
"Nga ana jonë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorrike iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës", thuhet në njoftimin e policisë së qytetit bregdetar.
m.xh/NOA