Lezhë, 12 mars, NOA - Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka dalë sot nga shinat, duke shkaktuar panik tek pasagjerët që kanë qenë hipur në të në ato momente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 kilometra në dalje të qytetit të Lezhës dhe mësohet se shkak për daljen e trenit nga shinat është bërë kalbëzimi i traversave të hekurudhës. Por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ngjarje.
Bëhet me dijeni se në momentin e daljes nga shinat, treni që ka patur 3 vagonë me pasagjerë, ka vazhduar të ecë edhe për 50 metra të tjerë në tokë, pastaj ka ndaluar.
Lokaliteti në të cilin ndodhi ngjarja është rreth 3 kilometër në afërsi të Lezhës, ndërsa treni po përshkruante rrugën nga Tirana në drejtim të Shkodrës.
n.e/NOA