Peshkopi, 13 mars, NOA - Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në kufirin shqiptar me Maqedoninë, në afërsi të Peshkopisë, pas motit të keq dhe dëborës së madhe.
Lajmi konfirmohet nga burime të ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila përmes zëdhënësit të saj, Ralf Gjoni, ka bërë me dijeni se "e rëndësishme është shpëtimi i jetës së qytetarëve shqiptarë", prandaj për këtë po ndërmerren të gjitha masat e mundshme.
Konkretisht, bëhet me dijeni se po mbahen lidhje me autoritetet maqedonase dhe se drejt vendit të ngjarjes do të nisen helikopterë, në kërkim të dy të rinjve të humbur në dëborë.
Ata janë Moisi Islami dhe Shaban Elezi, të cilët kaluan ilegalisht kufirin, por u bllokuan nga moti i keq në fshatin Tanushë. Eshtë komunikuar ndërkaq edhe me Arben Çekun, ambasadorin tonë në Shkup, i cili po mban lidhje me palën maqedonase për të kontrolluar situatën... (vijon)
n.e/NOA