English

Burgaj: Qendra Operacionale, s'ka më trafiqe

Prishtinë, 13 mars, NOA - Nisja nga funksionimi si duhet i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, ka treguar rezultatin e saj të parë pozitiv, atë të kapjes së 670 kilogramëve lëndë narkotike në ujërat pranë Sarandës,

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, sipas të cilit "tashmë nuk do të ketë më asnjë rast trafikimi në ujërat detare".

"Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare do të mundësojë që të mos ketë më asnjë rast trafikimi pa u konstatuar nga forcat e policisë", tha Burgaj në një konferencë të posaçme për shtyp, të zhvilluar për komunikimin e lajmit të kapjes së kësaj sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Ai ka dhënë më pas garancinë se ujërat shqiptare nuk do të oreken më nga trafikimet përmes lëndëve lundruese.

n.e/NOA

KOMENTE