English

Catania mund zikaltërit e Mourinjos

Itali, 13 Mars NOA - Ekipi i Interit ka pësuar një tjetër ndalesë në Kampionatin Italian të Seria A, ku këtë herë ajo është mundur në transfertë me ekipin e Catanias.

Ndeshja u zhvillua ditën e djeshme dhe kjo erdhi pasi Inter ka një sfidë tepër të vështirë në mesjavë me ekipin e Çelsit në Ligën e Kampionëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e Mourinjos të cilët arritën të shënonin me anë të Militos në fillimin e pjesës së dytë.

Më pas ishte Catania që realizoi duke i barazuar shifrat e kësaj ndeshjeje me anë të Maxi Lopez.

Më pas Inter rrezikon gjithçka për të fituar duke futur në lojë Pandev dhe Muntarin në vend të Stankoviç dhe Cambiaso.

Ishte pikërisht ndërrimi me Muntarin i cili ndryshoi dhe rrjedhën e kësaj gare, pasi vetëm pas dy minutash aktivizimi, ai shkaktoi një njëmbëdhjetëmetërsh, ku u ndëshkua me kartonin e kuq dhe duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë për pjesën tjetër të garës.

Duke përfituar nga epërsia e tyre numerike vendasit realizuan penalltinë me anë të Mascarës dhe më pas arritën të shënonin dhe golin e tretë falë një kundërsulmi me anë të Martinez.

Me këtë rezultat të kësaj sfide mund të përfitojnë lojtarët e ekipit të Milanit, të cilët do të luajnë ditën e dielë në mbrëmje. Në rast fitoreje ata do ta shkurtonin diferencën e pikëve në vetëm një të tillë.

r.b/NOA

KOMENTE