English

Elefanti, si u shqye nga të uriturit

Zimbabve, 13 mars, NOA - Pamje shokuese mbërrijnë nga Zimbabve, të botuara në mediat e huaja, ku tregohet sesi dhjetëra njerëz i vërsulen një elefanti të ngordhur pasi nuk kanë me se të ushqehen.

Të pajisur me thika dhe biçakë, ata kanë mundur ta shqyejnë elefantin 6 tonësh, për vetëm dy orë duke i lënë vetëm skeletin...

E ndërsa në këtë vend, njeriu vdes fare kollaj nga uria, është edhe Kryqi i Kuq që lëshon alarmin se një person në katër nuk ka asnjë ushqim për të jetuar.

Jeta e njerëzve në vendin e varfër afrikan duket kaq tronditëse, sepse ajo flet për mjerim dhe dëshpërim, vdekje dhe luftë për të mbijetuar.

Këtë e tregon një episod si ai i të vërsulurit që njerëzit i kanë bërë trupit të ngordhur të një elefanti, në një qoshe të Parkut Kombëtar të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE