English

EULEX flet për sulmin në kufi

Prishtinë, 13 mars, NOA - EULEX-i ka dënuar sulmin që ndodhi gjatë natës në pikën kufitare të portës 31 në Zubin Potok. Misioni evropian thekson se sulme të tilla nuk i shërbejnë qytetarëve të asnjë përkatësie etnike.

Një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës, në pikën kufitare të portës 31, në Brnjak, të Zubin Potokut.

Policia raporton se mjeti shpërthyes i llojit ende të papërcaktuar dhe të shtënat nga armë automatike të drejtuara nga persona ende të paidentifikuar, kanë shkaktuar dëme materiale në një automjet të EULEX-it dhe kontejnerë të policisë së Kosovës.

Nuk është raportuar për persona të lënduar por Policia e Kosovës tha se bashkë me komponenten policore të EULEX-it, po zhvillon hetime intensive.

Pika kufitare në portën 31, Brnjak, ka qenë e mbyllur përkohësisht në të dy kahët e qarkullimit nga momenti i incidentit dëri në përfundimin e ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Kjo pikë kufitare tani është e hapur për qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve.

NOA/EL

KOMENTE