English

Fëmija gjigant, dy vjeç dhe peshon 41 kg

Pekin, 13 mars, NOA - Quhet Pang Ja dhe është një fëmijë normal kinez dy vjeç që peshon 41,4 kg, shumë për moshën e një fëmijë, duke pasur parasysh se 40 kg është pesha mesatare e një gruaje të rritur në Kinë.

Gjithashtu në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij, duket si një gjigant.

Prindërit e tij argumentojnë se djali i tyre han në mënyrë normale dhe nuk shpjegojnë se si arriti te kjo peshë, kështu ata i janë drejtuar për ndihmë mjekëve.

Fëmija ka lindur në një peshë shumë normale rreth 3 kg, por në 8 muaj ka shtuar 20 kg dhe kështu, deri tani ka arritur një peshë të dyfishuar.

Mjekët ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndikuar në këtë "trashje" të parakohshme. Pang Ya jeton në qytetin e Taocun, në provincën kineze të Shanxi.

a.k/NOA

KOMENTE