English

Gjilani përgatitet për zgjedhjet

Gjilan, 13 mars, NOA - Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor nesër do të ripërsëritet raundi i dytë i votimeve, për shkak të parregullsive në balotazhin e 13 dhjetorit, ndërsa sot është heshtje zgjedhore në këtë qytet.

Kandidatët janë, Qemajl Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Komisionin Qendror Zgjedhor tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet, për të garantuar që zgjedhjet e 14 marsit, të kalojnë në frymë të qetë.

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Gjilan, Policia e Kosovës ka angazhuar gjithsejt 450 policë që do të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në ditën e zgjedhjeve në Gjilan, më 14 mars.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri më 14 mars 2010, me rastin e procesit të rivotimit në Komunën e Gjilanit.

m.xh/NOA

KOMENTE