Tiranë, 13 mars, NOA Update - Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë se kush është personi, i cili u gjend sot i vetëvarur para mjediseve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza në Tiranë".
Lajmi konfirmohet prej burimeve të saj për agjencinë e Lajmeve NOA, duke konfirmuar se viktima është Avni Kita, lindur në Bulqizë dhe me banim në Tiranë.
Ndër të tjera bëhet me dijeni se ai rezulton të jetë në të njëjtën kohë edhe shofer i "Urdhërit të Mjekut", porse ende nuk dihet arsyet e vërtetta të cilat mund ta kenë shtyrë të kryejë aktin e vetëvarjes.
Kita u gjend sot i varur para Spitalit Infektiv në QSUT, ndërsa kanë qenë disa kalimtarë që njoftuan gjetjen e tij majë një peme.
Ndërkaq, grupi hetimor që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe po kryen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet që e kanë detyruar këtë person të vetëvaret, dhe pikërisht në oborrin e QSUT-së.
n.e/NOA