Tiranë, 13 mars, NOA Update - Policia e Shtetit ka mundur të identifikojë personin kryesor që po realizonte transportimin e 676 kilogramë lënde narkotike në orët e mesnatës në ujërat detare në jug të vendit, pranë brigjeve të Sarandës.
Ky lajm u dha nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një konference për shtyp, sipas të cilit autori i trafikimit të kësaj sasie të madhe droge mësohet se është Kledian Koka, 31 vjeç, lindur në Progonat të Tepelenës dhe banues në Sarandë.
Sipas Burgajt, ku person rezulton me precedentë penalë, i dënuar edhe më parë, me 5 vjet burg në Greqi, dhe ndaj tij është bërë shpallja në kërkim prej policisë.
"Skafi me drogë të paketuar në 18 çanta sportive vinte nga ishujt në veri të Korfuzit, në veri të brigjeve shqiptare, komunikoi Burgaj më pas lidhur me ngjarjen, duke theksuar se sakaq, po bëhet kontrolli i territorit".
Më tej, duke dhënë hollësi për ngjarjen në fjalë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha se aksioni është kryer rreth orës 22.15 të mbrëmjes dhe vijoi deri në orët e para të ditës së sotme, ndërsa u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 676 kanabis sativa.
n.e/NOA