English

Irak, Maliki kryeson zgjedhjet

Bagdad, 13 mars, NOA - Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Irak tregojnë se kryeministri Nouri Al Maliki i kryeson aktualisht ato në kryeqytetin vendas, Bagdad.

Edhe kjo përbën një zonë e rëndësishme në fitoren e përgjithshme të zgjedhjeve pasi ka 70 vende në Asamble, nga 325 gjithsej.

Sipas të dhënave paraprake të shtabit zgjedhor, thuhet se Al Maliki dhe koalicioni i tij kryesojnë edhe në tre provica ku dominojnë shiitët, duke u ndjekur pas nga ish-kryeministri Iyad Allavi, që njihet si politikan laik shiit, i cili drejton një grup koalicioni të përbërë prej sunitëve dhe shiitëve.

Në zgjedhjet e 7 marsit morën pjesë 62% e popullsisë, megjithë sulmet e ndryshme që lanë 38 njerëz të vrarë.

n.e/NOA

KOMENTE