English

KE nuk jep ndihma për Greqinë

Strazburg, 13 mars, NOA - Vendet e eurozonës nuk kanë rënë ende dakord lidhur me planin ekonomik për shpëtimin e Greqisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Komisioni Evropian, ku sqarohet se institucionet e BE-së janë në fazën e diskutimeve teknike.

"Komisioni është i gatshëm të veprojë nëse është e nevojshme, por po vazhdon puna rreth pjesës teknike, e cila nuk është përmbyllur ende", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Xhonatan Tod.

Deklarata vjen në kohën kur ka pasur spekulime se vendet e Eurozonës kanë rëndë dakord për kredi dhe ndihma në nivele dypalëshe me Greqinë.

Greqia përballet me një defiçit të thellë buxhetor dhe qeveria ka pranuar se kriza ekonomike ka pllakosur vendin.

m.xh/NOA/EL

KOMENTE