Londër, 13 mars, NOA - Përdorimi i pilulave kontraceptive mund të zgjasë jetën e grave dhe ul gjasat që këto gra të vdesin nga kanceri apo problemet e zemrës. Ky është rezultati i një prej studimeve më të mëdha lidhur me kontraceptivët, të zhvilluar nga shkencëtarët britanikë.
Në studimin e tyre studiuesit britanikë theksojnë se studimi tregon se nuk ekziston ndonjë lidhje mes grave që marrin kontraceptivë dhe rritjes së rrezikut për të vdekur më herët.
Në studim janë përfshirë miliona gra nga vende të ndryshme të botës.
NOA/EL