English

Kriza, 4 evropianë në 10 heqin dorë nga udhëtimet

Romë, 13 mars, NOA - Ekzistonte dikur dëshira për të udhëtuar, pushuar dhe zbuluar botën! Por duket se me trokitjen e krizës ekonomike, ajo është fashitur, të paktën jo në ëndrrat e njerëzve, por në mundësinë për ta realizuar atë konkretisht.

Ky fakt zbulohet nga një studim i fundit i Bashkimit Evropian, i cili ka monitoruar të gjitha të dhënat e fundit të agjencive të fluturimit në shumë vende të tij, duke konkluduar se të paktën katër ndër dhjetë persona të testuar evropianë, ka hequr dorë njëherë e mirë këtë vit nga fluturimet, udhëtimet apo edhe pushimet.

Për Italinë konkretisht, evidentohet se 44 për qind e italianëve, të cilët shquhen për dëshirën e tyre për të shëtitur në mbarë botën, do ta harrojnë ta bëjnë këtë gjë të paktën për këtë vit.

Kjo sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, do të thotë se janë mëse 20 milionë italianë të cilët kanë menduar që pushimet t'i kalojnë në pushimet e tyre këtë vit, madje pa dalë fare as në qytetet fqinje.

Antonio Tajani, komisioner evropian për Turizmin, pohon se "një evropian në dy të tillë, ka vendosur që në vitin 2010 të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe ta largojë dëshirën për udhëtime".

Ndërsa konstatohet se vitin e kaluar, 69 për qind e qytetarëve evropianë kryen një udhëtim të vetëm, këtë vit kjo përqindje pritet që të ulet edhe më shumë.

Nga ana tjetër, studimi i Bashkimit Evropian evidenton se finlandezët dhe holandezët janë më të lëvizshëm, ndërsa ata që udhëtojnë më pak janë ata të Evropës Lindore.

n.e/NOA

KOMENTE