English

Ligji i SHISH, PD fton Ramën në diskutim

Tiranë, 13 mars, NOA - Partia Demokratike i ka cilësuar sot të pabaza qëndrimet kundër ligjit për Shërbimin Informativ Kombëtar nga Partia Socialiste, por duke ftuar liderin opozitar të paraqesë objeksionet e tij.

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, u shpreh se ky ligj është hartuar në bazë të rekomandimeve të BE-së dhe të NATO-s.

"Përsa i përket komenteve mbi Ligjin e SHISH, të cilat z. Rama i bën pa e lexuar ligjin, Partia Demokratike qartëson se çdo gërmë, çdo fjalë e çdo fjali rreth këtij ligji është marrë dhe pasqyron standardet më të mira të vendeve të NATO-s dhe BE-së", - deklaroi Mëhilli.

Njëkohësisht Mëhilli tha se Partia Demokratike e fton z.Rama të dërgojë anëtarët e vet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku do të diskutohet ligji, dhe të paraqesë atje të gjitha vërejtjet që ka", - por duke shtuar se "është e sigurt se s'ka për të pasur asnjë vërejtje".

m.xh/NOA
KOMENTE