Tiranë, 13 Mars NOA - "Edi Rama, si një fondamentalist i vërtetë sulmon politikat sociale të qeverisë pasi ato janë rrënoja e të ardhmes së tij politike të bazuar në kriza imagjinare", - ishte vlerësimi që bëri sot Partia Demokratike përmes zëdhënëses Erla Mëhilli.
Në një dalje për mediat, Mëhilli tha se përsëri Edvin Kristaq Kriza, me shpifje e trillime të ulëta u përpoq t'i kundërvihej politikave sociale të qeverisë, rritjes së rrogave dhe pensioneve, rritjes së punësimit, rritjes së investimeve.
Kurse akuzoi Ramën se dje, "si një fondamentalist i vërtetë sulmoi institutin e statistikave, të dhënat e të cilit kanë marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga institucionet më serioze ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo dhe nga institucione të tjera nga e mbarë bota.
"Sot në Korçë, Edvin 2 K (Kristaq Kriza) u ngrit sërish kundër investimeve të mëdha të qeverisë në këtë rreth, autostradës Qafë Plloçë - Qukës dhe Boshtit të Jugut, vetëm e vetëm se e di mirë se këto investime rrënojnë të ardhmen e tij politike të bazuar në kriza imagjinare, në shpifje dhe trillime.
e.r/NOA