English

Mima: INSTAT, Rama po akuzon asetin e vyer

Tiranë, 13 mars, NOA - Duke goditur Institutin e Statistikave, kryesocialisti Edi Rama është duke goditur në fakt një nga asetet më të vyera të vendit, besueshmëria dhe vërtetësia e të dhënave zyrtare që burojnë prej tij janë të prodhuara në mënyrë të ndershme, të ligjshme dhe transparente nga një trup i pavarur dhe profesionist.

Kështu i ka komentuar përfaqësuesi i mazorancës, Florian Mima, akuzat direkte të bëra dje nga kreu i PS-së, Edi Rama ndaj INSTAT-it për shifrat e nxjerra sipas tij të pavërteta nga ky institucion mbi gjendjen ekonomike reale të vendit.

"Pavarësia dhe besueshmëria e ngritur prej shqiptarëve në 20 vite pune dhe e çertifikuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, tentohet të dhunohet nga njeriu që ka fobi shifrat", tha Mima lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, Rama kërkon t'i prekë dhe t'i ndrydhë punonjësit e INSTAT-it me akuzat e tij.

"Por ne u themi të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me integritet dhe profesionalizëm, pasi në krah kanë ligjin dhe vetëm ligjin", përfundoi qëndrimin e tij, zv/ministri Mima.

n.e/NOA

KOMENTE