English

MPJ: Si i kërkuam të bllokuarit

Tiranë, 13 mars, NOA Update - Ministria e Punëve të Jashtme është vënë në kërkim të dy të rinjve të bllokuar në kufirin me Maqedoninë, përmes ambasadës sonë në këtë vend.

Lajmi konfirmohet prej burimeve të saj zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, duke treguar sesi autoritetet u vunë që të gjitha në lëvizje, menjëherë sa mësuan se të rinjtë Moisi Islami dhe Shaban Elezi, të cilët kaluan ilegalisht kufirin, u bllokuan nga moti i keq në fshatin Tanushë, në kufi me Maqedoninë.

Më tej, thuhet se ambasadori Çeku kreu edhe një komunikim telefonik me dy të bllokuarit në dëborë.

n.e/NOA

KOMENTE