Angli, 12 Mars NOA - Gjithçka ka ndodhur në banjot e një shkolle në Birmingham ku janë instaluar kamera dhe për to nuk ishte lajmëruar asnjë nga nxënësit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e një polemike të vërtetë e cila është ndezur midis prindërve, fëmijëve të shkollës dhe vetë stafit të saj.
Fëmijët e kësaj shkolle thonë se kjo gjë dhunon privatësinë e tyre dhe kërkojnë që të hiqen ndërsa shkolla përgjigjet duke thënë se ato janë të instaluara vetëm mbi lavamanë dhe kjo gjë nuk dhunon privatësinë e tyre. Është një diskutim mjaft i ndezur ky që po bëhet momentalisht në këtë shkollë në Birmingham dhe në ditët në vazhdim do të merret dhe vendimi rreth tyre. r.b/NOA