English

PS dhe "Labëria", kundër Petroliferës

Tiranë, 13 mars, NOA - Projekti për ndërtimin e Petroliferës në bregdetin e Vlorës ka sjellë sërish reagimin e përfaqësuesve të shoqatave dhe grupeve të interesit. Sot në kryeqytet shoqata "Labëria" organizoi një takim me specialistë të ambientit për të njohur opinionin në lidhje me rreziqet që mbart ndërtimi i një projekti të tillë.

Në takim ka qenë i pranishëm dhe deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, i cili u shpreh se qeveria po ushqen urrejtje ndaj Vlorës.

Debati për ndërtimin e projekteve të mëdha energjetike ka nisur në vitin 2005 me miratimin e qeverisë së socialistëve të një parku energjetik në gjirin e Vlorës.

Të pranishmit në takimin e sotëm janë ndalur në efektet negative që ka ndërtimi i Petroliferë, për turizmin e zonës, të ardhmen e bregdetit, por edhe vetë jetën e banorëve.

Në lidhje me këtë pikë, Toçi u shpreh se nëse do të ngrihet Petrolifera nuk do të ketë asnjë vlonjat që do të banojë në Gjirin e Vlorës.

m.xh/NOA

KOMENTE