Dubai, 13 mars, NOA - Probleme të vërteta u ka shkaktuar një puthje dy të rinjve britanikë, të cilët ndodheshin për pushime në Dubai.
Charlotte Levis dhe Ayman Najafi u dënuan me një muaj burg pas një puthje që shkëmbyen në një restorant të këtij vendi.
Lajmi i konfirmuar nga mediat vendase, tregon sesi ka qenë një nënë e cila ka telefonuar menjëherë policinë sapo ka parë duke u puthur çiftin e huaj në mjedis publik.
Kjo pasi, këta të rinj konsiderohen se kanë thyer në këtë mënyrë ligjin islamik, i cili ndalon edhe seksin paramartesor.
n.e/NOA