English

Rama: Nuk lejojmë ndryshimin e ligjit për SHISH

Korçë, 13 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi nga qyteti i Korçës se PS-ja nuk do të pranojë miratimin e ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa për transparencën e zgjedhjeve do të presë vendimin e mazhorancës deri në datën 18 mars.

Deklarata e kreut të PS-së u bë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Korçë, ku kreu i PS-së paralajmëroi sërish për protesta në lidhje me hapjen e kutive.

Duke komentuar projektligjin për SHISH, Rama u shpreh se ishte dakord me reagimin e Ambasadorit të SHBA-ve, Xhon Withres.

"Nuk do të lejojmë ndryshimet në ligjin e SHISH", ka thënë Rama për mediat, duke konsideruar se drafti i hartuar, ka probleme serioze.

Ndërsa për kërkesën për hapjen e kutive, Rama ka përsëritur qëndrimin e PS-së për protesta popullore, nëse nuk merren parasysh kërkesa e opozitës nga Partia Demokratike.

m.xh/NOA

KOMENTE