English

Sejdiu e Thaçi, takohen me kreun e KFOR

Prishtinë, 13 mars, NOA - Konflikti i fundit i lindur mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësisë së KFOR-it, ka bërë që presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi të zhvillojnë një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler. Bëhet me dijeni se në këtë takim është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca kosovare lidhur me një fakt të tillë thuhet se Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e përcaktojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Mbështetja e KFOR-it për këtë Forcë është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe monitorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetet në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes së FSK derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese", citon më tej deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE