Sarandë, 13 mars, NOA - Plot 676 kilogramë lëndë narkotike janë zbuluar nga forcat e policisë së Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, kjo sasi jashtëzakonisht e madhe droge është kapur prej tyre në gjirin e Bunecit në Sarandë.
Ndërkaq, mësohet se droga ishte ndarë në 18 çanta dhe se po transportohej me varkë drejt Greqisë.
Mendohet se ajo ishte destinuar për trafik ndërkombëtar droge përtej detit Jon.
Grupi hetimor, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje është duke punuar për zbulimin e identitetit e personave që po siguronin transportimin e kësaj sasie të madhe droge ... (vijon)
n.e/NOA