English

Britani, vjen makina me kafe

Londër, 14 Mars NOA - Ka ardhur makina e parë e cila ecën falë kafes dhe kjo duket si diçka e pabesueshme por e realizuar në Britaninë e Madhe.Me sa duket prova për të është bërë tashmë pasi ajo ka përshkuar rrugën e cila të çon nga Londra në Manchester dhe kjo falë 11 filxhanëve me kafe të cilat janë përdorur për ta vënë atë në lëvizje.

Kjo lloj makine mund të themi se arrin të konkurrojë të gjithë llojet e tjera të makinave ekologjike dhe u projektua nga Jem Stansfield.

Stansfield është një inxhinier i cili prezanton dhe emisionin "Bang Goes The Theory" i cili është një program me tematikë shkencore dhe jepet në televizionin e BBC.

r.b/NOA

KOMENTE