Gjilan, 14 Mars NOA - Deri pak minuta më parë, afër mesditës, interesimi i banorëve të Gjilanit për të marrë pjesë në procesin e votimit duke ende i vogël, duke krijuar kështu premisa për të mos arritur përqindje të mjaftueshme të votimit, por orët e mëpasshme pritet të sjellin fluksin e votuesve.
Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i thanë agjencisë së lajmeve NOA se procesi i votimit në Gjilan është duke u zhvilluar i rregullt, me përjashtim të disa rasteve të parregullsive të vogla, ka bërë të ditur koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim".
***
Në garën për kryetar të komunës së Gjilanit ballafaqohen Qemajl Mustafa i PDK-së dhe Fatmir Rexhepi i LDK-së.
Në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në Gjilan ka filluar edhe një herë procesi i votimit për kryetar të komunës ku rivalët janë Qemajl Mustafa - kryetar i tashëm i komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Të drejtë vote, kanë 87 430 qytetarë gjithsej, të cilët kanë mundësi të votojnë në 31 qendra votimi dhe përkatësisht në 127 vendvotime".
Procesi zgjedhor në komunën e Gjilanit po mbikëqyret nga 1,587 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë.
Me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rritjen e masave të sigurisë në ditën e zgjedhjeve, Policia e Kosovës ka nisur të ekzekutojë një plan operativ për të mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë në Gjilan.
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka marrë masa të shumta për sigurinë e procesit zgjedhor, ndaj qendrat e vendvotimeve sigurohen nga rre 450 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia do të ofrojë siguri në perimetrin e jashtëm - në vendet ku ushtrohet e drejta e votimit dhe se terreni jashtë qendrave të votimit të jetë i mbuluar me zyrtarë policorë. ***
Qytetarët e Gjilanit dalin sot, për herë të tretë te kutitë e votimeve, për të vendosur se kush do t'i prijë Komunës së tyre gjatë katër viteve të ardhshme.
Por procesi për zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të përfundojë me përfundimin e zgjedhjeve për kryetar komune në Gjilan. Pas vdekjes së kryetarit të komunës së Istogut, presidenti i Kosovës ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këtë komunë më 11 prill, ndërsa më 20 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit.
a.b/NOA