English

Gjilan, pjesëmarrja në votime 9.89 për qind

Gjilan, 14 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se 9.89 për qind nga gjithsej 87 mijë e 430 qytetarë me të drejtë vote të komunës së Gjilanit, deri në orën 12 kanë votuar në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune.

KQZ-ja, gjithashtu, ka deklaruar se nuk ka pasur parregullsi në procesin e votimit në komunën e Gjilanit.

Në konferencën për shtyp, kryetarja e këtij Komisioni, Nesrin Lushta, ka thënë se në KQZ nuk ka arritur asnjë informatë nga terreni në lidhje me parregullsitë e mundëshme.

"Pyeta a ka ndonjë parregullsi, a ka ndonjë incident dhe informata, të cilën e mora ishte se nuk ka. Nëse ndërkohë na vijnë informatat, ato do t'ju japim edhe juve", ka deklaruar ajo për mediat.

Ndërsa, koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" kishte njoftuar se janë shënuar parregullsi të vogla në disa qendra votimi në komunën e Gjilanit.

NOA/El

KOMENTE