English

Hajdutët fatkeqë, tentojnë të plaçkitin shtëpinë e agjentit, bllokohet njëri

Treviglio, 14 Mars NOA - Ishte një tentativë për të plaçkitur një vilë në një provincë të Bergamos por, pronari ishte një agjent i policisë dhe ka arritur të kapë njërin prej tyre.

Ky episod sipas informacioneeve qe publikoi policia ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të sotëm në Treviglio, ku katër persona kërkuan të hynin në vilën e agjentit të policisë për të kryer një vjedhje e thyerje, e planifikuar prej ditësh.

Sapo u futën në ambientet e baneses, filloi të bjerë alarmi dhe menjëherë agjenti shpejtoi duke i gjurmuar të katër personat por gjithsesi, duke arritur të bllokonte vetëm njërin prej tyre.

Personi i vetëm i cili u kap tashmë gjendet nën arrest nga karabinierët e lokalitetit dhe ata janë vënë në kërkim të personave të tjerë të cilët ishin pjesë e kësaj ngjarjeje.

r.b/NOA

KOMENTE