English

Indi, ndalohet dhënia e motorit topless

Indi, 14 Mars NOA - Shteti Indian i Goa me sa duket po mendon për vënien e rregullave të reja për turistët dhe vendasit të cilëve tashmë do tu ndalohet dhënia e motorit me kostume banjosh dhe topless.Ministria e Turizmit e këtij vendi ka vendosur këto rregulla të reja sidomos për turistët e këtij vendi dhe mbi të gjitha për Rusët dhe Britanikët, numri i të cilëve si turistë në këtë vend vazhdon të shtohet me kalimin e kohës.

Ky vend në Indi preferohet nga shumë të rinj të cilët shkojnë atje dhe tashmë ai është bërë i njohur për party rave që krijohen atje dhe konsumimin e lartë të drogës.

Krahas saj India është një vend i cili ofron shumë pamje dhe plazhe turistike dhe shumë persona që shkojnë atje përfitojnë nga kjo gjë dhe lëvizin me automjetet e tyre sa nga një plazh në tjetrin dhe kjo vjen si rrjedhojë e dëshirës së tyre të natyralizmit.

r.b/NOA

KOMENTE