English

Në moshën 50 vjeçare, femrat kanë më shumë memorje se meshkujt

Londër, 14 Mars NOA - Në moshën 50 vjeçare memoria e femrave është më e shpejtë dhe më efikase se sa ajo e meshkujve në po të njëjtën moshë.

Këtë gjë e ka konfirmuar një studim i cili është kryer nga Universiteti i Londrës në po këtë qytet. Në këtë studim kanë marrë pjesë rreth 9 mijë e 600 persona nga të cilët ishin burra e gra të moshës 50 vjeçare.

Ata iu nënshtruan një testi i cili arrinte të maste se sa ishin në gjendje këto persona të mbanin mend nga e shkuara e tyre.

Nga ky test rezultoi se gratë e moshës 50 vjeçare kishin një memorie superiore në krahasim me ata të burrave dhe arrinin të kujtonin më shumë gjëra në lidhje me të shkuarën e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE